LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari fillon të qajë kur ia këndojnë këngën e ditëlindjes (Video)

Dyvjeçari fillon të qajë kur ia këndojnë këngën e ditëlindjes (Video)

Jameson Grubbs nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara nuk ka mundur të përmbahet dhe ka filluar të qajë, gjatë festimit të ditëlindjes së dytë.


I rrethuar nga familjarët që i këndonin ‘shumë urime për ty’, ai është përlotur dhe ia ka plasur vajit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kishte marrë shumë dhurata dhe përpara e kishte tortën, nuk dihet çfarë ndodhi që ai nuk ishte më i lumtur.

Filmimi ku ai shihet i mërzitur, është publikuar në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

“Që tani e di se ditëlindjet janë shenjë e plakjes”, është një koment lidhur me djaloshin e vogël.

Videon mund ta shikoni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=MJNt1IkUwDc&feature=youtu.be