LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se falsifikoi dokumentin e bankës për të fituar tenderin publik, arrestohet një person

Dyshohet se falsifikoi dokumentin e bankës për të fituar tenderin publik, arrestohet një person
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar gjatë të premtes, pasi dyshohet se ka falsifikuar një dokument të bankës me të cilin gjoja banka i siguron përkrahje me vlerë prej 200 mijë euro, e që falë këtij dokumenti ai do të përfitonte një tender publik.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.


“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror.

“Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’. Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori