LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se dhjetë persona kanë vdekur shkaku i një orteku në Austri

Dyshohet se dhjetë persona kanë vdekur shkaku i një orteku në Austri

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një orteku në një resort të skive në Austri, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit (APA), duke shtuar se një person ishte shpëtuar.

Orteku ka ndodhur rreth orës 15:00 gjersa disa helikopterë dhe ekipet të kërkimit po vazhdojnë punën e tyre në terren.


“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar entuziastët e sporteve dimërore”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Lech-it.

Lech/Zuers e sheh veten si “një nga zonat më të mira të skive në botë” dhe pjesë e djepit të alpeve.

Faqja e resortit tha se zona e skive ishte e mbyllur që nga ora 17:00 të dielën dhe se do të ketë përditësime të informatave gjatë ditës së hënë.

Reuters nuk ka mundur të kontaktojë ndonjë zëdhënës të resortit për të marrë informacione të tjera. /Telegrafi/