LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Malishevë, policia jep detaje

Vrasja në Malishevë, policia jep detaje

Një person ka mbetur i vdekur sot rreth orës 13:30, pasi dyshohet se është qëlluar nga një armë e zjarrit në Malishevë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


Sipas tij, të dyshuarit e kësaj vepre penale janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekjen e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve.

Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj. /Telegrafi/