LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për sulm fizik në Gjakovë, gruaja dërgohet në strehimore e burri arratiset

Dyshohet për sulm fizik në Gjakovë, gruaja dërgohet në strehimore e burri arratiset
Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj (i dyshuar) e ka sulmuar fizikisht.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:35, në Gjakovë.


Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrastisur.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është duke bashkëjetuar, e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/