LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në një objekt në zonën industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ajo ka thënë se kanë pranuar informacion për një mjet të dyshimtë shpërthyes, në zonën industriale në Prishtinë dhe me rastin janë duke u marrë njësitet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/