LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet se njehsori elektrik nuk po punon mirë, Prestreshi tregon se si ta kontrolloni

Dyshimet se njehsori elektrik nuk po punon mirë, Prestreshi tregon se si ta kontrolloni

Ish kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi,  ka treguar se si duhet të kontrollohen njehsorët digjitalë të energjisë elektrike se a po e bëjnë mirë llogaritjen e konsumit.

Ai tregon se tarifa e lirë e rrymës fillon në ora 22:00 dhe mbaron në ora 7:00.


Prestreshi thotë se ka dyshime që orët digjitale të energjisë elektrike mund të mos përputhen me kohën reale kur është duke u shpenzuar nga konsumatorët.

Për një familje 2-anëtarëshe, fatura e rrymës mbi 200 euro
Lexo po ashtu Për një familje 2-anëtarëshe, fatura e rrymës mbi 200 euro

“Dua ta informoj opinionin publik sepse ne si shoqëri, si media, si njerëz të cilët ndikohen nga kjo me qenë se Qeveria s’po ndërmerr masa, dua ta njoftoj opinionin publik që ta shikojnë orën digjitale nëse është në përputhshmëri me kohën reale, sepse unë kam informata, më kanë dërguar qytetarët fotografi të orëve të tyre me orën reale, ku ora digjitale është 4 orë përpara se koha reale. Për shembull, nëse koha reale është 18:00 dhe në orë digjitale është 22:00, në këtë rast, konsumimi me tarifën e lirë fillon në ora 18:00 dhe mbaron në 3:00 të mëngjesit, e jo në 7:00. Këtu qytetarët mashtrohen, nuk janë të informuar dhe si për të mirë, si për të keq, ata që e dinë përfitojnë, ata që nuk e dinë mashtrohen dhe faturohen dyfish”, tregoi Prestreshi, për ATV.