Tifozët e futbollit mendojnë se ekziston një teori konspirative në lidhje me shortin e çerekfinales dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, me skuadrat italiane që përfitojnë nga ajo.
Hamit Altintop dhe Patrick Kluivert u ngarkuan të tërhiqnin topat nga një tas për të vendosur se cila nga tetë skuadrat e mbetura do të luanin me njëri-tjetrin në kompeticionin më të mirë të klubeve evropiane.
Kishte shumë intriga, me katër skuadra të spikatura si Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid dhe Napoli, që cilësohen si favoritë.
Ndërsa tifozët e Cityt nuk do të kishin qenë të kënaqur të shihnin që Bayerni të vihej përball tyre në çerekfinale, pavarësisht se eliminuan një ekip të Bundesligës të martën, ata mund të jenë mërzitur edhe më shumë kur shihnin se mund të takohen me Realin në gjysmëfinale.
Los Blancos do të vazhdojnë mbrojtjen e titullit të tyre evropian kundër Chelseat në çerekfinale, të cilin e mundën në të njëjtën fazë vitin e kaluar.
Kjo do të thoshte se ana tjetër e shortit ishte e mbushur me skuadra të Serisë A, pasi Interi do të ketë punë me Benfican dhe Napoli është me Milanin.
Shorti tregon se një skuadër italiane është e garantuar të jetë në gjysmëfinale, ndërsa një tjetër ka një shans të mirë, duke i dhënë atyre një shans 3/4 për të kaluar në finale dhe tifozët besojnë se nuk ishte një rastësi.
“Ata sapo kanë futur direkt një ekip të Serie A në finalen e Ligës së Kampionëve. Më thuaj se nuk është e manipuluar” shkroi një tifoz, ndoshta duke harruar që Benfica është nga Portugalia.
Një tifoz shumë optimist i Chelseat shtoi: “Djema, cilat janë gjasat që kjo të ndodhë atëherë? Si ndodh që Napoli të ketë skuadra të lehta (skuadra që të gjithë duan t’i kenë përballë) dhe katër më të vështirat janë kundër njëri-tjetrit?! Duhet të jetë një short i manipuluar”.
“Është fjalë për fjalë kaq e manipuluar që Napoli të fitojë”, pohoi një i tretë.
Duke vazhduar më tej, një tjetër shkroi në Twitter: “Të arrish në gjysmëfinale duke mposhtur Porton dhe Benfikën ose Frankfurtin dhe Milanin është një çmenduri. Ata vërtet e manipuluan atë në mënyrë që tifozët e Serisë A të pushonin së qari për t’u quajtur një ligë e nivelit B”. /Telegrafi/
have you ever seen a draw look more rigged? look at the italian teams, they got the easy games of the quarter and now semi finals lmao pic.twitter.com/nHr7j2vb5J
— Splashy💧🌟 (@FearSplashy) March 17, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa