LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për planin e ndarjes së Kosovës

Dyshime për planin e ndarjes së Kosovës
EU envoy Finnish President Martti Ahtisaari, left, gestures to Yugoslav President Slobodan Milosevic, right, during a meeting Thursday, June 3, 1999, in Belgrade. SerbiaÕs parliament overwhelmingly approved a Western-backed peace plan for Kosovo designed to end the mass expulsions of ethnic Albanians and the linked NATO bombing campaign . (AP PHOTO / str) YUGOSLAVIA OUT COMMERCIAL ONLINE OUT

Derisa aeroplanët e NATO-s po vazhdonin fushatën ajrore të bombardimeve mbi caqet e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, kurse Ushtria ÇLirimtare e Kosovës po zhvillonte beteja të parreshtura, diplomacia botërore, përfshirë edhe Rusinë, po bënte përpjekje t’i jepte fund luftës në Kosovë.

Marrëveshja, apo plani i paqes, iu prezantua udhëheqjes së ish-RFJ-së më 2 përkatësisht 3 qershor 1999, nga ana e Presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari (Kudhra), dhe nga Viktor Chernomyrdin (Çekani), përfaqësues special i Presidentit të Rusisë.


Procesi i bisedimeve kaloi në dy faza. Në ditën e parë 2 qershor palët njoftuan zyrtarët jugosllavë me dokumentin, shkruan Besim Qeriqi në pjesën e gjashtë të serisë Marrëveshjet diplomatike dhe dyshimet për planin e ndarjes së Kosovës.

John Norris, citon bisedën e zhvilluar midis negociatorëve dhe udhëheqësit jugosllavë, sipas tij, që në fillim Milosheviqi akuzoi NATO-n si një agresore, e cila ka vrarë civilë të pafajshëm…, këtë e arsyetonte në mosbesimin ndaj Aleancës Perëndimore, ngase, sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i largojnë serbët dhe ta okupojnë Kosovën.

Në këtë rast, Ahtisaari kundërshtoi, duke theksuar se “kjo është arsyeja pse është vënë si kusht për praninë e trupave ruse, për të cilën SHBA-ja dhe NATO-ja kanë dakord me të”. (“Collsione Course”, J. Norris, fq. 18). Me gjithë mospajtimet, siç shkruajnë Çërnomërdin dhe Ahtisaari në kujtimet e tyre, takimi kaloi “çuditërisht mirë” ku Milosheviqi, siç theksojnë ata, u soll tërë kohën shumë njerëzishëm dhe me dinjitet.