LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, Ministria e Tregtisë nis inspektimin në terren

Dyshime për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, Ministria e Tregtisë nis inspektimin në terren

Pas njoftimit të ngritjes së çmimit të naftës gjatë ditës së sotme, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën të ditur autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.

Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.


“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, Ministria e Tregtisë inkurajon qytetarët duhet t’i adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, kërkon MINT.

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore
Lexo po ashtu Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore

Pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar rënie, në vendin tonë një litër ka arritur çmimin deri në 1.69 euro. /Telegrafi/