Qytetarët para se të vendosin për blerje të patundshmërisë mund ta kontrollojnë cilësinë e ndërtimeve të reja përmes certifikatave për ndërtim që duhet t’i posedojnë realizuesit e punëve. Nëse objekti është ndërtuar me materiale cilësore ndërtimi, duhet të tregojnë rezultatet e kontrollimeve të bëra në laborator të akredituar. Përfaqësuesit e Institutit për standardizim dhe kompanitë vendore të ndërtimtarisë u takuan për të debatuar për rëndësinë e standardizimit. Ndërtimtarët pohojnë se ndërtojnë sipas standardeve evropiane.
“Para ndërtimit të çdo projekti, obligim i investitorit që dëshiron të ndërtojë është që para se të vendosë betonin të bëjë kontrollim laboratorik. Para vendosjes së armaturës merren të dhëna dhe kontrollohet në laborator nëse e plotëson cilësinë e paraparë sipas dokumentacionit projektues”, deklaroi Ivica Jakimovski, kryetar i odës së ndërtimtarëve.
Standardizimi jo vetëm në sektorin e ndërtimtarisë, por edhe në fusha tjera të ekonomisë, garanton konkurrencë, thonë nga Instituti i standardizimit. Në vend janë pranuar rreth 2 mijë standarde evropiane në ndërtimtari.
“Një standard thirret në një sërë standardesh tjera. Nëse një standard është i obligueshëm sipas Ligjit për produkte të ndërtimtarisë ai ka lidhje me shumë standarde tjera që kanë të bëjnë me kontrollimin e atij produkti ndërtimor. Kështu që pakot për agregate tani për momentin janë më të shiturat, pastaj vijon për betonin, kontrollim i çimentos”, deklaroi Sonja Çerepnallkovska, udhëheqëse e sektorit për standardizim në ISRM.
Standardet nuk janë të obligueshme me ligj, por janë të domosdoshme për konkurrencën. Në rajon standardet për ndërtimtarinë te ne kanë çmim më të lirë dhe lëvizin prej 500 deri më 3 mijë denarë./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë