Mosmarrëveshjet që ndodhin mes familjarëve, shoqërisë, shpeshherë nuk kanë marrë zgjidhjen e duhur, duke përfunduar në vrasje të shumëfishta.
Dhuna psikike e fizike vazhdon të jetë prezentë në shumë familje në Kosovë, ku për këto raste pothuajse çdo ditë raporton Policia e Kosovës. E, kohëve të fundit, në Kosovë është rritur edhe numri i vrasjeve brenda familjeve.
Vetëm gjatë vitit 2020, në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje në familje.
Policia e Kosovës në një përgjigje të dhënë për Telegrafin, ka bërë të ditur së më së shumti vrasje kanë ndodhur gjatë muajit korrik, ku janë raportuar tri raste të vrasjes.
“Janar (një vrasje), shkurt (dy vrasje), prill (një vrasje), maj (një vrasje), qershor (një vrasje), korrik (tri vrasje), gusht (një vrasje), tetor (një vrasje), dhjetor (dy vrasje)”, thuhet në përgjigjen e Policës së Kosovës.
E, gjithë kjo situatë po shihet shqetësuese nga psikoterapeuti, Yll Avdijaj.
Avdijaj në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se fenomeni i vrasjeve sot në Kosovë është një dukuri alarmante e sidomos kohëve të fundit, që ka filluar të shpeshtohet.
“Kjo si pasojë e pandemisë e cila ka arritur të nxjerrë në pah dukur të tilla, e sidomos edhe përbrenda familjeve që përfundojnë me vrasje. Për të ditur shkaqet dhe arsyet se pse ndodhë kjo dukuri, është e nevojshme që të hulumtohen edhe të studiohen rastet në veçanti, mirëpo ka disa faktor të përgjithshëm që shpeshherë dinë të jenë prezentë e sidomos kur bëhet fjalë për vrasjet”, theksoi ai.
Tutje, ai përmendi disa nga faktorët që mund të çojnë në vrasje.
“Faktor që mund të çojnë deri tek vrasjet mund të jenë: traumat, konfliktet, problemet psikologjike, përplasje konceptesh në lidhje me jetën, tendenca për të dominuar, hakmarrja etj. Mirëpo, kjo dukuri po ashtu është e lidhur ngushtë edhe me ndikimin e faktorëve socio-ekonomik-politik”, shtoi më tej ai.
Kësaj problematike, Avdijaj thotë se i kontribuon edhe posedimi i armëve nga ana e qytetarëve.
“Një problematike tjetër që i kontribuon kësaj dukuri është edhe posedimi i armëve në duart e qytetarëve, ku shpesh herë ekspozohen dhe nëpër rrjetet sociale, me video dhe fotografi”, deklaron ai.
Avdijaj thotë se institucionet përgjegjëse duhet të jenë më vigjilente sa i përket kësaj teme.
“Mendoj se institucioni i Policisë duhet të jetë me vigjilent dhe më i rreptë në këtë drejtim, në mënyrë që të reduktohet kjo dukuri, ani pse për tu kryer një vrasje jo çdo herë janë vetëm armët e zjarrit, sepse një vrasës kur don ta kryejë vrasjen ai mund ta bëjë atë edhe në forma tjera”, thotë mes tjerash ai.
Si përfundim, Avdijaj thotë se është koha që institucionet shtetërorë përkatëse, të merren seriozisht me ketë fenomen, në cilëndo formë të mundur, në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e kësaj dukurie.
Ndryshe, brenda një periudhe të shkurtër kohore, opinioni është tronditur nga dy vrasje të rënda. Në dhjetor të vitit 2020, në fshatin Pozhoran të Vitisë, ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ku një person ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, dy djemtë, dhe më pas vetën.
Vrasje e rëndë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë në Prishtinë, ku babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij.
Lidhur me numrin e qytetarëve që kanë leje për posedimin e armëve të zjarrit, Telegrafi ka dërguar disa pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
SPB Ohër: Qytetarët të mos bien pre e telefonatave për aksidente të rreme
Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës