Janë bërë dy vjet që nga vrasja e trefishtë në Gllogjan. Por, pavarësisht kësaj, për tre të akuzuarit deri më tani është mbajtur vetëm seanca fillestare.
Mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021 në Gllogjan të Deçanit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me breshëri plumbash nga persona të panjohur.
Si pasojë e kësaj vdiqën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të moshës 17-vjeçare.
Por disa javë më vonë, Policia arriti të arrestojë të dyshuarit për këtë rast.
Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, tashmë përballen me akuza për vrasjen e trefishtë që ndodhi dy vjet më parë.
Megjithatë, për këtë rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare gjyqësore, dhe është konfirmuar aktakuza.
Avokati i familjes Gjokaj, shoferit të autobusit që u vra, thotë se presin që gjykata të japë vendim meritor për këtë rast.
“Tash jemi në fazën e shqyrtimit kryesor është refuzuar kërkesa e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës pra në një mënyrë aktakuza është konfirmuar dhe tash vazhdojmë më tutje me procedurën. Familja është shumë e shqetësuar por procedurat nuk mund të i ndryshojmë, po presim epilogun pozitiv të kësaj çështje”, ka thënë Arianit Koci- avokat i familjes Gjokaj.
Ndërsa, sipas zëdhënësit të prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, megjithëse ky rast në fillim kishte pista të ndryshme të hetimeve, është arritur në një përfundim për të akuzuarit.
“Prokuroria në afatin optimal përkundër ndjeshmërisë së rastit, mënyrës se si është kryer kjo vepër penale, pistave të shumta hetimore kemi arritur që të i përfundojmë këto hetime e të grumbullojmë prova, bëhet dyshimi i bazuar mirë që të njëjtit janë kryrës të kësaj vepre penale dhe njëkohësisht siç e thashë prokuroria e çështjes gjatë shqyrtimit gjyqësor do ta mbrojë këtë aktakuzë dhe do të kërkojë nga trupi gjykues që të njëjtit të shpallen fajtor ku njëkohësisht do të ballafaqohen edhe me prova të prokurorisë lidhur me përgjegjësin penale të këtyre”, ka theksuar Shkodran Nikçi – zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
Tre të akuzuarit në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjerë, dhe se vrasja kishte ndodhur si hakmarrje.
Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe