LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

Dy vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA
(Foto: Getty Images)

Muaji maj është muaji i përvjetorëve të pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare përkatësisht, së pari në UEFA më 3 maj dhe sot e dy vjet më parë më 13 maj edhe në FIFA, kur presidenti i FFK-së Fadil Vokrri me të tjerët, thyen izolimin e mbi dy dekadave të futbollit të Kosovës.

Një rrugëtim plot mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës. Duke kujtuar këtë përvjetor presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i ka uruar dhe falënderuar të gjithë ata persona, miq e institucione që kontribuuan për pranimin e futbollit të Kosovës – thuhet në faqen e FFK-së.


Duke shprushur nëpër këtë rrugëtim dyvjeçar, sa do që përpiqemi ta ruajmë modestinë, patjetër duhet shënuar veç të arriturave në rrafshin e brendshëm që spikasin kampionatet më joshëse veçmas ky i fundit dhe deri të arritjet në garat ndërkombëtare.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri

Kombëtarja A e ndodhur në një grup jashtëzakonisht të fortë në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’, nuk arriti të kualifikohet, por i mbylli këto kualifikime me një përvojë të mirë në të gjitha aspektet.

Të gjitha lajmet për FFK
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për FFK

Kombëtarja U-21 dëshmoi se Kosova ka një të ardhme, e cila është në kualifikime dhe gjendet në vendin e 3-të me 11 pikë, rezultat ky që nuk është për t’u nënçmuar.

Kombëtarja U-19 arriti të kualifikohet për rrethin elitë nga kualifikimet në Austri, por që në Portugali nuk ia doli të shkojë tutje.

Kombëtarja U-17 fitoi përvojë në parakualifikimet në Hungari. Në gara morën pjesë Kombëtarja e futsallit në kualifikimet në Qipro, Kombëtarja A femrat në Shqipëri, ajo U-19 në Duisburg.

Për herë të parë dy skuadra morën pjesë në garat ndërkombëtare, Trepça ’89 si kampione në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Prishtina në kualifikimet e Europa League.

Të gjitha këto gara dhe kjo pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, sollën një përvojë të mirë dhe një promovim jashtëzakonisht për lakmi të futbollit të Kosovës, sikur që u përfituan edhe shumë projekte në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së futbollit dhe profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori