LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur – detaje dhe pamje nga sulmi me armë në një gjykatë të Stambollit

Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur – detaje dhe pamje nga sulmi me armë në një gjykatë të Stambollit

Dy persona u qëlluan për vdekje në Stamboll të martën teksa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë, tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Duke postuar në mediat sociale, Yerlikaya shkroi se burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46 të mëngjesit me orën lokale, përcjell Telegrafi.


Gjashtë persona mbetën të plagosur, mes tyre tre policë.

Dëgjohen të shtëna, njerëzit bien përtokë – pamje nga sulmi nga i cili mbetën dy të vdekur dhe disa të plagosur në Stamboll
Lexo po ashtu Dëgjohen të shtëna, njerëzit bien përtokë – pamje nga sulmi nga i cili mbetën dy të vdekur dhe disa të plagosur në Stamboll

Caglayan, i cili njihet edhe si Pallati i Drejtësisë së Stambollit, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane në anën evropiane të qytetit.

“Përgëzoj policët tanë heroikë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shtoi ministri.

Sulmi ndodhi në ditën kur Turqia po përkujtonte përvjetorin e një tërmeti në jug të vendit që vrau mijëra njerëz.

Yerlikaya më vonë i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Partisë/Frontit Revolucionar Popullor Çlirimtar, ose DHKP/C, një grup i së majtës ekstreme që konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

DHKP/C ka qenë kryesisht joaktive vitet e fundit. Në mars 2015, grupi mori peng një prokuror në të njëjtën gjykatë, duke kërkuar detaje për vrasjen e një adoleshenti nga policia gjatë protestave antiqeveritare një vit më parë.

Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në shkurt të vitit 2013 në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, ku u vra një roje turke e sigurisë dhe u plagosën katër persona të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori