LAJMI I FUNDIT:

Dy të tretat e qytetarëve dëshirojnë ta zgjedhin shefin e shtetit në zgjedhje të drejtpërdrejta

Dy të tretat e qytetarëve dëshirojnë ta zgjedhin shefin e shtetit në zgjedhje të drejtpërdrejta

Një javë para rrethit të dytë të zgjedhjeve për president të vendit, dy të tretat e qytetarëve dëshirojnë që ata në zgjedhje të drejtpërdrejta ta zgjedhin shefin e ardhshëm të shtetit (75,5%), edhe pse gjatë rrethit të parë atë obligim e kryen 41,82% prej tyre.

Kjo thuhet në hulumtimin me temë “Informimi i qytetarëve gjatë fushatës” kryer për emisionin “Detektor” në të cilin morën pjesë Jasna Baçovska-Nediq profesoreshë universitare, Bojan Kordalov – specialist për mediume të reja dhe Aleksandar Kërzhallovski – analist politik.


Sipas hulumtimit, pjesa më e madhe e të anketuarve për procesin zgjedhor dhe fushatat presidenciale janë informuar përmes televizionit (58,2%), e më pas përmes web-portaleve (14,9%) dhe rrjeteve sociale (11,8%), ndërsa gazetat janë në vend të katërt (5,8%). Gjysma e tyre u besojnë informatave të cilat i marrin nga mediumet (50,5%), edhe pse një numër i konsiderueshëm (33,2%) nuk e kanë atë besim në mjetet e informimit publik.

“Shoqëria e Maqedonisë është shoqëri tejet dominuese televizive dhe dëshmuam ndaj një fushate klasike të përgatitur për mediume tradicionale, e cila nuk ishte e përshtatur për teknologjitë e reja”, cekë profesoresha Jasna Baçovska-Nediq, me çka dakordohet edhe Bojan Kordallov, specialist për mediume të reja, duke konfirmuar se “kandidatët për president nuk i shfrytëzuan mediumet e reja dhe nuk treguan inovativitet, por madje edhe e injoruan fushatën që duhej të ndodhte onllajn, cekë ai duke thënë se para rrethit të dytë kandidatët po tentojnë ta kompensojnë atë hendek, por ende fokusi është në mënyrat tradicionale, joinovative dhe të mërzitshme të udhëheqjes së fushatës.

Tetë prej dhjetë të anketuarve nuk kanë pasur presione për kë të votojnë në suaza të proceseve zgjedhore (82,2%), edhe pse 45,0% e qytetarëve konsiderojnë se ekzistojnë presione se për kë të votohet në zgjedhje.

Qytetarët konsiderojnë se Maqedonia i përmbushë standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta dhe demokratike (48,2%), ndërkaq nëse bëhemi anëtare e Unionit kjo do ta avancojë procesin zgjedhor (53,4%).

Hulumtimi në temën “Informim i qytetarëve gjatë fushatës” u zbatua nga Instituti për hulumtime politike nga Shkupi (IHPSH) në periudhë prej 23 deri 27 mars, në 1.100 të anketuar të moshës madhore në nivel të mbarë vendit, me shfrytëzimin e ekzemplarit të rastit, të certifikaur në mënyrë që të ruhet reprezentativiteti i popullatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori