LAJMI I FUNDIT:

Dy të mitur sulmojnë një person në Lipjan

Dy të mitur sulmojnë një person në Lipjan
Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë arrestuar pasi kishin sulmuar një person.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45, në Lipjan.


Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimën mashkull  kosovar . Të dyshuarit janë intervistuar në pranin e mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/