LAJMI I FUNDIT:

Dy shprehitë më të njohura zvogëlojnë organin gjenital: Rezultatet treguan – këta burra mund të mos përjetojnë kulmin!

Dy shprehitë më të njohura zvogëlojnë organin gjenital: Rezultatet treguan – këta burra mund të mos përjetojnë kulmin!
shutterstock

Gjinia mashkullore kujdeset shumë për krenarinë e tyre dhe ndikimet që mund të zvogëlojnë “veglën”

Ndër to janë dy shprehi që ndikojnë në ndryshimin e përmasave, dhe ato janë pirja e duhanit dhe alkooli.


Varësia nga alkooli ndikon në jetën seksuale. Medical News Today thekson se varësia ndaj alkoolit tek meshkujt mund të çojë në probleme të tilla si mosfunksionimi erektil, pamundësi për të arritur orgazmën, derdhje e parakohshme dhe humbje e dëshirës seksuale.

Universiteti i Washingtonit ka vërtetuar se meshkujt esëll mund të kenë ereksion më shpejt se meshkujt që janë nën ndikimin e alkoolit dhe se disa nuk mund të arrijnë fare ereksion me alkool në gjak, transmeton Telegrafi.

“Konsumimi afatgjatë i alkoolit mund të shkaktojë tkurrje të testikujve dhe penisit”, thotë Komiteti Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar.

istockphoto

Përveç kësaj, studimet tregojnë se pothuajse 50 për qind e marrëdhënieve seksuale të paplanifikuara përfshijnë alkoolin dhe 60 për qind e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme transmetohen kur përfshihet alkooli. Të rinjtë që konsumojnë alkool kanë shtatë herë më shumë gjasa të bëjnë seks të pambrojtur.

Shprehia tjetër është pirja e duhanit.

Kimikatet në cigare mund të dëmtojnë enët e gjakut në organet gjenitale dhe kështu të parandalojnë rrjedhjen e gjakut dhe ereksionin. Kur enët e gjakut dëmtohen, ereksioni nuk mund të arrihet.

Një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Bostonit studioi ereksionet e 200 burrave dhe studiuesit arritën në një përfundim interesant. Ata që pinë duhan kanë një organ gjenital më të vogël në ereksion, krahasuar me ata që nuk pinë duhan. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori