LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të vdekjes në Mitrovicë, njëra po trajtohet si e dyshimtë

Dy raste të vdekjes në Mitrovicë, njëra po trajtohet si e dyshimtë
Foto: Ilustrim

Pasditen e sotme në Mitrovicë, janë raportuar dy raste të vdekjes, një burri 77 vjeçar dhe një tjetri 56 vjeçar. Kjo e fundit po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Rastet i ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se kemi të bëjmë me një vdekje të natyrshme dhe një rast vdekje të dyshimtë.


“Sot rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 56 vjeçar. Rasti  është cilësuar si hetim i vdekjes. Prandaj, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin”, tha Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëdhënësi Zahiti tha se një rast tjetër i vdekjes është raportuar në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë

“Sot, rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘Ali Zeneli’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 77 vjeçar. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se kemi të bëjmë me një rast të vdekjes së natyrshme”, tha Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori