LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të sulmeve seksuale në 24 orë

Dy raste të sulmeve seksuale në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të sulmeve seksuale në raportin 24 orësh.

Rastet e sulmeve seksuale kanë ndodhur në Kaçanik dhe Gjakovë.

Kaçanik, 29.03.2022 – 23:35. Në lidhje me rastin me datë 31.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë ,30.03.2022 – 23:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/