LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të reja të emigrantëve të paligjshëm

Dy raste të reja të emigrantëve të paligjshëm

Në dy raste të ndara mbrëmë policia ka zbuluar emigrantë të paligjshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e parë, në hyrje të fshatit Stajkovë nga drejtimi i fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, mbrëmë në ora gjashtë zyrtarët policorë kanë gjetur emigrantë të paligjshëm në afërsi të automjetit transportues „FAP“ me targa të Gjevgjelisë.


Nga to, 28 kanë qenë nga Afganistani, 22 nga Iraku, tre nga Pakistani, një nga Siria dhe dy nga Irani dhe India.

Siç bën të ditur MPB, mbrëmë në ora 11 ata janë shoqëruar në stacionin policor të kalimit kufitar „Bogorodica“ dhe do të dërgohen deri te Qendra për pranim të huajve në MPB. Automjeti me vërtetim iu është dorëzuar inspektorëve nga Qendra rajonale – Jug, për procedim të mëtejmë.

Në rastin e dytë tre emigrantë adoleshentë janë zbuluar në një kamion në afërsi të Idrizovës në Shkup. Siç bën të ditur MPB, vozitësi i kamionit B.GJ. nga Nishi i Serbisë, mbrëmë në ora 17 në rimorkion e tij ka dëgjuar zëra që kanë kërkuar ndihmë.

Kamionin, me targa kombëtare serbe, ai e ka parkuar në hapësirën për parkim në lagjen Dërma, në hyrje të fshatit Idrizovë, në orët e hershme të mëngjesit pasi që kishte hyrë në Maqedoni nga Greqia.

– Pas paraqitjes së pranuar, në vend të ngjarjes janë dërguar shërbime nga SPB Shkupi, Dogana, Krimi ekonomik dhe Qendra rajonale GR Veri (ekipi kufitar mobil). Nga ana e zyrtarëve të Doganës është hequr vula doganore dhe brenda janë gjetur tre fëmijë adoleshentë – emigrantë të cilët sipas rrëfimit të tyre janë në moshë 17 vjeçare dhe dy në moshë 15 vjeçare. Shërbimet e MPB po ndërmarrin masa të mëtejme, informon MPB./Telegrafi/