LAJMI I FUNDIT:

Dy projekte nga Kosova do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare për dizajn dhe arkitekturë

Dy projekte nga Kosova do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare për dizajn dhe arkitekturë

“Month of Dizajn 2018”, i cili mbahet në Lubjanë, Slloveni, me datë 16-23 tetor të këtij viti ka përzgjedhur edhe dy projekte nga Kosova.

Gjirafa Office dhe Mami’s Hostel, të dy këto të ideuara nga Studio vendore Maden Group, janë përzgjedhur që të jenë pjesë e këtij konkursi.


Maden Group


Është studio e themeluar në vitin 2009, e njohur për punën e saj kreative dhe inovative e mbi të gjitha me një qasje befasuese në shumë projekte.

Arsyeja pse këto dy projekte janë zgjedhur nga juria!?… Më poshtë janë prezantuar përshkrimet nga autori për secilin nga projektet.

Gjirafa


Është makina e parë kërkimore në gjuhën shqipe. Edhe pse themelimi i saj është në Amerikë, puna bëhet në dy qendrat e Kosovës, në atë Prizrenit dhe Prishtinës. Gjirafa suksesin e vet e arrin me anë të komunikimit të marrëdhënies ndërnjerëzore.

Ky komunikim arrihet në saje të koordinimit të punës dhe socializimit të ekipit punues. Koordinimi i punës, si theks primar e ka organizimin e hapësirës. Për këtë arsye, Maden Group, gjatë dizajnimit të hapësirës punuese, primatin i jep funksionalizimit të çdo cepi të saj. Funksioni fillon nga kafeja e mëngjesit në barin personal, deri te hapësira relaksuese pas lansimit të produktit final.

Organizimi i punës dhe hapësirës fillon nga pjesa e klientelës, dhomës së mbledhjeve dhe pjesës punuese. Ulëset-theset, zona brain-storming, mini-biblioteka, janë hapësirat punuese nën relaks. Një element i veçantë, i cili përpos shfrytzueshmërisë, funksionit, relaksimit është edhe pjesa më ndriçuese e objektit. Konteineri me ngjyrë portokalli-metalik, i integruar në enterier, vjen si një organ i jashtëm, i cili të zgjon kureshtje për prejardhjen e tij.

Brenda shfrytëzohet si hapësirë mbledhjesh, ndërsa pjesa mbi është hapësirë pushimi në ‘hamak’. Kontinieri prezanton një element të pavlerë që nëpërmes të dizajnit i kthehet vlera apo i shtohet edhe më shumë.

Mami’s Hostel


Ne kemi traditë dhe të ardhme…
Prezantimi i elementeve tradicionale prezanton kulturën tonë,
Për trajtimin e tyre janë angazhuar artistë të rinj, të cilët më së miri prezantojnë të ardhmen tonë.
Hostelet njihen si vende pushimi për turistë me buxhet të kufizuar, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ata s’duhet të marrin shërbim të mirëfilltë dhe hapësirë të trajtuar në mënyrë adekuate.Ky ka qenë pikërisht një nga synimet tona gjatë projektimit të tij – Të krijojmë diçka funksionale, të rehatshme, të bukur dhe në të njëjtën kohë të japim një mesazh për mysafirët.

Ajo çka e bën të veçantë këtë Hostel është përdorimi i elementeve tradicionale si: sofra, fyelli, çiftelia, leka etj., të cilat mundohemi t’i sjellim ato të trajtuara (nga artistë të zgjedhur vendorë) në një frymë krejt ndryshe, ashtu siç nuk do të kenë mundësi t’i shohin askund tjetër.

Në këtë mënyrë turistet do të njohin nga afër traditat shqiptare, ku një trajtim i tillë tregon qartë se këto elemente përveç që kanë fuqi në t’i përballojnë shekujve, gjithashtu janë të përshtatshme të ambientohen në çdolloj dizajni të kohës.

Ndër të tjera, kthinat me dizajn të pastër, kualitativ, e minimal bëjnë që këto elemente të bien në pah edhe më shumë, kështu duke zgjuar vëmendjen e turistëve gjatë kohës së qëndrimit në Hostel.

Këtu turistët definitivisht do të arrijnë të njohin vendin nga brenda, e gjitha kjo falë ambientit të krijuar nga një dizajn i tillë.

Çka mund të shohim të veçantë te këto dy projekte është pikërisht qasja interesante që Maden Group ka ndaj hapësirës dhe funksionit, e mbi të gjitha vlera që u shtohet elementeve të ndryshme.

Shpresojmë që do të kenë sukses dhe të fitojnë edhe ndonjë çmim në të ardhmen!

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Lifestyle
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Bëje vet
Kalo në kategori