LAJMI I FUNDIT:

Dy pilotë humbën jetën pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë uljes në garat ajrore në Nevada

Dy pilotë humbën jetën pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë uljes në garat ajrore në Nevada

Dy pilotë kanë gjetur vdekjen kur aeroplanët e tyre u përplasën të dielën gjatë Garave Ajrore të Kampionatit Kombëtar dhe Shfaqjes Ajrore në Reno, Nevada, thanë organizatorët e ngjarjes.

“Rreth orës 14:15 sot pasdite, në përfundim të garës T-6 Gold, pas uljes, dy aeroplanë janë përplasur dhe është konfirmuar se të dy pilotët kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë të postuar në Facebook nga “Reno Air Racing Association”.


Në një deklaratë të mëvonshme, organizatorët identifikuan dy pilotët si Nick Macy dhe Chris Rushing, përcjell Telegrafi.

“… Familjet e të dy pilotëve janë njoftuar dhe shërbimet mbështetëse janë në vend teksa merren me këtë tragjedi”.

Siç është thënë më tej, nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe se pjesa e mbetur e garave u anulua, thanë organizatorët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori