LAJMI I FUNDIT:

Dy persona rrëmbejnë një vajzë në Pejë

Dy persona rrëmbejnë një vajzë në Pejë
Foto: Ilustrim

Dy persona me forcë e kishin futur në veturë një vajzë të moshës 22 vjeçare, pa dëshirën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në rrugën “Ramë Geci”, në Pejë.


Siç thuhet në raport, njësitë policore menjëherë kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë identifikuar personat e dyshuar.

“Një dëshmitar, kishte vërejtur dy persona të dyshuar meshkuj me një veture me targa vendore, me forcë dhe pa dëshirën e saj  e kishin futur në veturë një vajzë rreth 22 vjeçare. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë identifikuar personat e dyshuar”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar është arrestuar, ndërsa tjetri se bashku me viktimën ka ikur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori