LAJMI I FUNDIT:

Dy orë në javë duhet të veproni kështu: Ky është sekreti i suksesit të cilin e ka praktikuar madje edhe Einstein

Dy orë në javë duhet të veproni kështu: Ky është sekreti i suksesit të cilin e ka praktikuar madje edhe Einstein

Albert Einstein ka dëshiruar të ëndërrojë dhe ka imagjinuar që po rrëshqet përgjatë rrezes së dritës, ndërkaq atij ajri i është dukur i ngrirë, gjë që në fund e ka çuar deri te shpikja e teorisë së famshme të relativitetit

Charles Darwin gjithashtu e ka praktikuar këtë metodë dhe e ka shfrytëzuar për të ashtuquajturën ”mënyra e të menduarit” për t’u zhytur në mendimet dhe idetë e veta.


Në vazhdim po ju zbulojmë si mund të arrini ndryshime drastike në jetën tuaj, transmeton Telegrafi.

Einstein ka shpikur “eksperimente në kokë”

Albert Einstein ka bërë shumë eksperimente. Për shembull, për teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit ai ka aplikuar eksperimente imagjinare, në të cilat ka imagjinuar që po rrëshqet përgjatë rrezeve të dritës dhe në ashensor i cili bie nga gjithësia.

Teoritë e tij më të njohura, të cilat kanë vendosur bazën e fizikës moderne, kanë qenë vetëm pjesë e imagjinatës së tij!

Lëreni mendjen të bredhë

Ndani më shumë kohë për veten – që të ndaleni, të mendoni dhe analizoni ku jeni në jetë, ta kuptoni a jeni të kënaqur me qëllimet tuaja dhe të përcaktoni cilat janë planet tuaja të ardhshme – atëherë dorëzojuni imagjinatës.

Mund të jeni më produktivë kur jeni të detyruar të merreni me situatat jostandarde apo më lehtë të krijoni ide krijuese.

Bëni vetes pyetje

Merrni lapsin dhe fletoren dhe përgjigjuni disa pyetjeve si p.sh.: “Cilat qëllime i kam arritur apo nuk i kam arritur?” “A mund të përshpejtoj procesin e arritjes së qëllimeve të mia?” “A po ndihem i frymëzuar?” Ose “Ku do të shkoj në gjatë muajit të ardhshëm?”

Dy orë në javë ndani për të menduar

Gazetari Zat Rana ka bërë një eksperiment në të cilin ka treguar “rregullën dyorëshe” të bazuar nëshprehitë e shkencëtarëve dhe filozofëve të suksesshëm, dhe ka pranuar që ka arritur rezultate të shkëlqyeshme.

Çdo javë, ka kaluar dy orë duke menduar. Më vonë ka treguar që kjo teknikë ia ka mprehur mendjen e tij, dhe që vetëm dy orë në javë janë çmimi i vogël për arritje të suksesit të madh.

A keni ndonjë teknikë të cilën e përdorni për të qenë më produktivë? /Telegrafi/