LAJMI I FUNDIT:

Dy ligjvënës amerikan i kërkojnë Facebookut të dëshmojnë në Kongres për kriptovalutën ‘Libra’

Dy ligjvënës amerikan i kërkojnë Facebookut të dëshmojnë në Kongres për kriptovalutën ‘Libra’

Të martën, rrjeti social Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim kriptovalutën të quajtur “Libra”.

Sipas njoftimit të kompanisë, misioni i monedhës dixhitale do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore që njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë pagesa nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp dhe Messenger.

Një ligjvënëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje Facebookut të ndalë zhvillimin e kriptovalutës, si dhe ftoi drejtuesit e kompanisë për të dëshmuar para Kongresit.

Deklarimet e saj janë pjesë e shqetësimeve botërore, lidhur me ndikimin në privatësi dhe në sigurinë e të dhënave, që mund të ketë kjo monedhë.

Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'

Ligjvënësja demokrate, Maxine Waters, që kryeson Komitetin për Shërbime Financiare të Kongresit, tha se Facebook duhet të ndalë planet derisa Kongresi dhe rregullatorët të mund të shqyrtojnë çështjen.

“Facebook ka të dhëna për miliarda njerëz dhe vazhdimisht ka treguar një shpërfillje për mbrojtjen dhe përdorimin e kujdesshëm të këtyre të dhënave”, tha ajo në një deklaratë.

Edhe ligjvënësi republikan, Patrick Mc Henhry, gjithashtu kërkoi një seancë të Komitetit për nismën e re të Facebook-ut. /Telegrafi/