LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës ‘Libra’

Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës ‘Libra’

“Mendoj se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto”, kështu kishte thënë në muajin prill të këtij viti themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.

Por, kjo ide tashmë është bërë realitet.


Zuckerberg me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka konfirmuar me ndihmën e 27 organizatave jo-qeveritare nga e gjithë bota ka lansuar monedhën e re dixhitale të emëruar si “Libra”.

Sipas tij, misioni i kësaj kriptovalute do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore.

“Misioni i Librës është të krijojë një infrastrukturë të thjeshtë financiare globale që fuqizon miliarda njerëz në mbarë botën. Është mundësuar nga teknologjia Blockchain dhe do të lansohet në vitin 2020”, ka njoftuar Zuckerberg, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ky shërbim do të jetë i disponueshëm në WhatsApp dhe Messenger.

“Për të mundësuar këtë, Facebook gjithashtu po lanson një degë të pavarur të quajtur Calibra që do të ndërtojë shërbime që ju lejojnë të dërgoni, shpenzoni dhe ruani Libra – duke filluar me një portofol dixhital, i cili do të jetë i disponueshëm në WhatsApp dhe Messenger dhe si një aplikacion i pavarur vitin e ardhshëm”, thotë ai.

Facebook të marten pritet ta prezantoj kriptovalutën e saj 'Global Coin'
Lexo po ashtu Facebook të marten pritet ta prezantoj kriptovalutën e saj 'Global Coin'

Facebook ka punuar për më shumë se një vit në një iniciativë të fshehtë me emrin e koduar “Project Libra” për të ndërtuar një sistem pagesash të bazuar në kriptovalutë.

Gjiganti i rrjetit social ka folur me firma financiare dhe tregtare online pasi kërkon të marrë rreth një miliard dollarë investime dhe të kërkojë partnerë për të ndihmuar në lansimin e sistemit. /Telegrafi/