LAJMI I FUNDIT:

Dy librat që ia ndryshuan jetën bashkëthemeluesit të kompanisë Google

Dy librat që ia ndryshuan jetën bashkëthemeluesit të kompanisë Google

Në vitin 1996, Sergey Brin dhe shoku i tij i klasës Larry Page kishin filluar ta zhvillonin atë që më vonë do të bëhej makina e kërkimit “Google”.

Sot, Google është një prej kompanive më të mëdha në botë me një vlerë të tregut prej qindra miliarda dollarëve, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë të vitit 2000, kur Google kishte qenë vetëm në hapat fillestarë, Brin i kishte zbuluar dy librat që e kishin inspiruar atë t’ia dedikojë karrierën kombinimit të teknologjisë me kreativitetin.

“Surely You’re Joking, Mr. Feynman” nga Richard P. Feynman

Feynman (1918-1988) e kishte fituar çmimin Nobel në vitin 1965 për fizikë. Më së miri ai njihet për punimet e tij argëtuese autobiografike, për të cilat Brin thonë se kanë pasur ndikim të madh te ky.

“Përveç se ka kontribuar shumë në fushën e tij, ai ka qenë shumë i aftë. Mbaj mend një shkrim të tijin ku ai shpjegonte se si vërtet dëshironte të bëhej një Leonardo da Vinci, një artist dhe shkencëtar. Mua kjo më është dukur shumë inspiruese. Unë besoj se kjo shpie në një jetë të kënaqshme”, kishte rrëfyer Brin.

“Snow Crash” nga Neal Stephenson

Brin ka deklaruar se është një adhurues i madh i zhanrit fanta-shkencë, ndërkaq novela e vitit 1992 “Snow Crash” është një prej të preferuarave të tij.

Në vitin 2010, “Time” e kishte futur në listën e një prej 100 novelave më të mira të publikuara në gjuhën angleze qysh prej themelimit të revistës në vitin 1923.

“Libri vërtet ka qenë 10 vite para kohës së vet. Në njëfarë mënyrë e ka parashikuar atë se çfarë ka ndodhur dhe kjo më është dukur shumë interesante”, ka rrëfyer Brin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori