LAJMI I FUNDIT:

Dy ekipet shqiptare BLINK dhe XTEAM do të përballen në turneun Adria CS:GO për një vend në turneun LAN në Kroaci

Dy ekipet shqiptare BLINK dhe XTEAM do të përballen në turneun Adria CS:GO për një vend në turneun LAN në Kroaci
(Foto: XportalEsports)

Tjetër përballje në mes të dy ekipeve shqiptare do të kemi sot (e martë) në kuadër të turneut Adria CS:GO.

Të dy ekipet shqiptare mbajnë rekord të ndeshjeve 2-0 (dy fitore, asnjë humbje) në turneun Adria, dhe do të ndeshen mes vete në ndeshjen vendimtare, ku fituesi i ndeshjes do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun LAN në Zagreb të Kroacisë.

Kjo nuk është hera e parë që BLINK dhe XTEAM luajnë kundër njëri tjetrit, pasi javën e kaluar u takuan në turneun Kuvo OneTap në gjysmëfinale, dhe këtë ndeshje e fitoi ekipi XTEAM me rezultat 2-0 me mapa.

https://twitter.com/xteamrks/status/1549356090827182087

Në turneun Adria, bëjnë pjesë tri ekipe shqiptare BLINK, XTEAM dhe Illyrians, me ekipe të tjera nga Ballkani ku po garojnë për një grup çmimesh prej 10.000 euro si dhe një vend në kualifikime të Blast Qualifier.

Ndeshja ndërmjet BLINK dhe XTEAM do të zhvillohet sot (e martë) duke filluar nga ora 19:00, në formatin ‘Bo3’, fituesi kalon në turneun LAN, ndërsa ekipi humbës do të ketë ende mundësi të tjera për t’u kualifikuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Anglia në epërsi ndaj Serbisë - gol dhe rekord për Jude Bellingham

Përfaqësueset

"Chiesa dhe Barella mund të luanin edhe në 2006-tën, Dimarcon do ta zëvendësoja menjëherë" - Totti flet pas ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësueset
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

Përfaqësueset
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori