LAJMI I FUNDIT:

Dy drejtorët e TKK-së janë manipulues – njeri ne rini e tjetri ne pleqëri

Dy drejtorët e TKK-së janë manipulues – njeri ne rini e tjetri ne pleqëri

Nga mediat mora lajmin se qenkam dënuar nga udhëheqja e Teatrit Kombëtar te Kosoves me nje gjobe prej 444 euro , siq kane thene “ per mungese pa arsye ne shfaqje” .

A nuk janë arsye te mjaftueshme ato qe i kam thene me rastin e protestes? Cilat nga ato qe i kam thene kane arritur ti argumentojne se nuk qendrojne? Nuk mund te argumentojne te kunderten perderisa kjo qe them une eshte e vertete.


Udheheqjes se teatrit ju ka ra terr syve duke u ngutur per te gjobitur punetorin e tyre. Vertete ligji thot se: aktori paditet atehere kur e leshon shfaqjen pa arsye, por a nuk ishte arsye protesta ime? Udheheqja shkeli ligjin duke mos e marr ne konsiderate arsyen e protestës sime.

I vetmi ligj qe une kam thyer eshte orari i punës, i cili fillon nga ora 9 e mëngjesit deri ne 5 pasdite, ndërsa une edhe përkundër kësaj rregulle, me vullnetin tim filloj provat nga 9 e mengjesit dhe përfundojne ne ora 1 pasmesnate, ku dëshmitar janë stafi teknik i TKK-se.

Jane manipulues qe shfrytëzojnë petkun e shtetit, prandaj marrin vendime ndaj aktorit me te vlerësuar te TKK-se nga vet institucioni per angazhimin e tij te deri tanishëm.

Si qenka e paarsyeshme mungesa ime? Po te mos konkretizoja problemin e TKK-se e te mos përmendja dy drejtoret, protesta ime nuk do te ishte problem, por me qe i kam përmendur konkretisht se janë manipulues (njeri ne rini e tjetri ne pleqëri) ju eshte zene fryma dhe nuk e dine se ka te gjejnë materjale per te me dëmtuar sadopak imazhin.

E kam thene ne nje prononcim per “Kohen Ditore” se, po citoj “ Punen qe e beje, e beje per vendin tim”. Eshte e vertete sepse besoj ne shtetin dhe drejtësinë qe shoqëria e ka si natyre. Punen time e beje sepse kam obligime profesionale, andaj kjo me bene te mundur qe te jeme tërësisht i hapur dhe argumentues per ato qe them, gje qe me bëjnë te mundur qe te japi mendim per punën e teatrit, e jo te shendrohem ne servil, cka do te donte udhëheqja e TKK-se tani me shume se kurr. Kane tre vite te mandatit katërvjeçar, qe nuk kane arritur asgjë.

Ju ka mbetur edhe nje vit. Do ta bëjnë mrekullinë tani?. Edhe ato çmime te cilat i ka marr TKK, janë te fituara konkretisht mbi punën dhe djersen time dhe te kolegve te mi.

Per ata qe e dijne, shfaqja “Eshtrat qe vijnë vone” eshte shfaqja qe ka fituar ne Rumani dhe ne Maqedoni, si dhe ka fituar si shfaqja e vitit nga Ministria e Kultures se Republikes se Kosoves, ne te cilën shfaqje une isha edhe asistent edhe nje nder aktoret kryesore. Sa i perkete mendimit te regjisorit ne fjale te cilën e kane cekurt udhëheqja e TKK-se, ju lutem ta lexoni referencën e tij me poshte per te kuptuar mendimin e tij lidhur me punen dhe angazhimin tim ne TKK.

Shpresoj dhe besoj se Ministria e Kultures nuk do ta zbatoj vendimin e udhëheqjes se TKK-se, pasi drejtoret e teatrit jane vet ata qe kane shkelur ligjin ne fjale, duke me gjobitur pa marr ne kosiderate arsyen e protestës sime.

(Autori është aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ky shkrim është publikuar pa ndërhyerje)

Protestë!
Lexo po ashtu Protestë!
Gjobë për aktorin që dështoi reprizën e “Bordel Ballkanit”
Lexo po ashtu Gjobë për aktorin që dështoi reprizën e “Bordel Ballkanit”

Në trend Kultura

Më shumë
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
“Lufta civile shqiptare”

“Lufta civile shqiptare”

Daut Dauti
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
ADAMI

ADAMI

Poezi
Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Kulture
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
Kalo në kategori