LAJMI I FUNDIT:

Gjobë për aktorin që dështoi reprizën e “Bordel Ballkanit”

Gjobë për aktorin që dështoi reprizën e “Bordel Ballkanit”

Teatri Kombëtar i Kosovës ka vendosur që aktori Armend Baloku të gjobitet me 444 euro.

Ky është vendimi që ka marrë drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi, pasi Baloku në shenjë proteste nuk ka marrë pjesë në reprizën e shfaqjes “Bordel Ballkan” të martën mbrëma. Pas mungesës së tij, institucioni është detyruar ta anulojë dhënien e shfaqjes.


Protestë!
Lexo po ashtu Protestë!

Vendimi i drejtorit Agim Sopi i është dërguar Ministrisë së Kulturës të mërkurën. Ky veprim i Sopit bazohet në Rregulloren për stimulimin dhe përgjegjësitë e ansamblit rezident të TKK-së.

Por, gjoba është e papranueshme për aktorin Baloku. Sipas tij, drejtori i përgjithshëm, Agim Sopi, dhe udhëheqësi artistik Agon Myftari, nuk janë njerëz të denjë për ta udhëhequr Teatrin Kombëtar të Kosovës. /Koha Ditore/