LAJMI I FUNDIT:

Dy bashkëluftëtarë “ritakohen” pas 21 vjetësh, rrëfejnë atë që kaluan në Betejën e Koshares: Tani kam një vëlla

Dy bashkëluftëtarë “ritakohen” pas 21 vjetësh, rrëfejnë atë që kaluan në Betejën e Koshares: Tani kam një vëlla

Bashkëluftëtarët, Sadri Ajvazi dhe Hashim Feka arritën të njihen së fundmi përmes emisionit “Prite të Gjelbrën” të RTV 21.

Sadri Ajvazi nga Zhegra e Gjilanit më 07 maj në emision rrëfeu një ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë dhe kërkoi që t’i mundësohet takimi me shpëtimtarin e tij, të cilin nuk e njohu deri më sot.


Ajvazi rrëfeu se më 19 prill në betejën e “Kosharës” ishte plagosur me tre plumba dhe sipas tij, në ndihmë i kishte dalë një ushtar i UÇK-së, të cilin shokët e kanë quajtur “Drenicë”.

Berisha: Në Betejën e Koshares kemi pasur shumë flamuj, por vetëm një ka qenë "FLAMURI"
Lexo po ashtu Berisha: Në Betejën e Koshares kemi pasur shumë flamuj, por vetëm një ka qenë "FLAMURI"

Ai tutje rrëfeu se shpëtimtari në atë moment ishte plagosur në faqe nga ushtria serbe. Gjilanasi tha më 07 maj krejt çka dinte për të ishte se ai ushtar shpëtimtar ishte nga Drenica dhe pas plagosjes ai ishte dërguar në Gjermani për shërim. Ndërkohë, atë ditë që telefonoi Sadri Ajvazi në “Prite të Gjelbrën”, autorin e e emisionit, Robert Bojajn e telefonoi motra e personit që ia ka shpëtuar jetën Ajvazit.

Pra, u kuptua që personi që ia kishte shpëtuar jetën luftëtarit nga Gjilani është Hashim Feka, i cili jeton në Itali, shkruan rtv21.tv Dhe, sot, live në emision të inkuadruar ishin dy bashkëluftëtarët, të cilët u panë prapë pas 21 vjetëve. Hashim Feka rrëfeu momentet kur gjatë betejës së “Koshares” ka shpëtuar Sadri Ajvazin. Ndërsa, Sadri Ajvazi për njeriun që ia ka shpëtuar jetë, Hashim Fekën tha që e ka vëlla dhe shoqërinë do ta kenë deri në vdekje.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori