Dy akademitë më të mëdha në botë janë Castilla dhe La Massia- Befason Juventusi, as në top 50 (Foto)

Kompania që merret me statistikat e futbollit (CIES), kanë renditur klubet që kanë formuar më shumë talente të futbollit në këto tre vitet e fundit në sektorin e të rinjve nga mosha 15-21 vjeç.
Në këtë klasifikim marrin pjesë vetëm pesë kampionatet më të rëndësishëm në botë si Liga Premier, La Liga, Seria A, Ligue 1 dhe Bundesliga.
Gjithashtu në këtë listë marrin pjesë dhe dy ekipe nga Argjentina (Boca Juniors dhe River Plate) dhe dy nga Holanda me Ajax dhe Feyonord që janë në listën e gjerë.
Befasia e madhe është Juventusi e cila nuk ndodhet në 50 klubet që prodhojnë talentë.
Listës i prinë dyshja e akademive me të forta në botë tashmë, ajo Real Madridit (Castilla) dhe e Barcelonës (La Masia).
Nga klubet më të vogla spikasin Bilbao, Sociedad dhe Rennes që janë në top-10.
Në poshtë i gjeni 10 skuadrat më të forta. /Telegrafi/ Renditja 1.Real Madrid – 41 futbollistë













































