Katër anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore pasi dy aeroplanë luftarakë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore në SHBA.

I gjithë ekuipazhi i aeroplanit u hodh në mënyrë të sigurt nga aeroplanët EA18-G të Marinës Amerikane që po kryenin një demonstrim ajror kur u rrëzuan, njoftoi një zëdhënës i Marinës Amerikane.


Nuk është e qartë nëse ata u lënduan.

Incidenti dramatik ndodhi gjatë ditës së dytë dhe të fundit të shfaqjes ajrore Gunfighter Skies, 3.2 km në veriperëndim të Bazës Ajrore Mountain Home të Idahos.



Një zjarr shpërtheu dhe baza u mbyll për pak kohë, ndërsa pjesa tjetër e shfaqjes ajrore u anulua.

Raportohet se një hetim është duke u zhvilluar.

Ndryshe, secili prej aeroplanëve EA-18G Growler kushton rreth 67 milionë dollarë. /Telegrafi/