LAJMI I FUNDIT:

Duro thotë se ka rëndësi vetëm fitorja ndaj Prishtinës: Kam ardhur këtu për ta futur eksperiencën evropiane

Duro thotë se ka rëndësi vetëm fitorja ndaj Prishtinës: Kam ardhur këtu për ta futur eksperiencën evropiane
(Foto: Instagram/klod_duro)

Feronikeli ka triumfuar përballë Prishtinës në njërën nga ndeshjet kryesore të xhiros së 23-të të kampionatit elitar.

‘Industrialistët’ triumfuan me rezultat 2-0 përballë kryeqytetasve dhe rrisin besimin para sfidës së çerekfinales së Kupës, pikërisht ndaj ‘bardhekaltërve’.


Me fitoren u pa i kënaqur pas ndeshjes edhe kryetrajneri i kësaj skuadre Klodian Duro, i cili theksoi se ai e dinte prej kohësh fuqinë që ka grupi i tij, mirëpo ishin të penalizuar në vazhdimësi.

“Rëndësi ka vetëm fitorja. Ne e dijmë se sa të fortë jemi dhe kjo duket për të gjithë ata që ndjekin Superligën e Kosovës. Megjithatë kemi shumë punë për të bërë. Mund të na pengojnë, apo të na bëjnë rrugën më të vështirë, por kurrë nuk mund të na ndalin”, deklaroi fillimisht Duro.

Objektivi kryesor i “Niklit” është të triumfojë në Kupën e Kosovës dhe këtë e di mjaft mirë edhe Duro.

“Kam ardhur këtu për ta futur eksperiencën time evropiane dhe ta dërgojmë klubin në stand evropian, ashtu siç i ka hije një klubi. Në tabelë duhet të kemi më tepër pikë dhe ne kemi të qartë përse na mungojnë, por edhe opinioni e di. Me këtë fitore marrim frymë më lirshëm dhe bëhemi gati për ndeshjen e radhës ndaj po të njejtit kundërshtar. Duhet të jemi kaq preciz sikurse sot dhe të arrijmë suksesin që na dërgon në Evropë”, potencoi 43 vjeçari.

Më pas ai foli edhe për mungesën e gjatë të kapitenit të skuadrës së tij, Lapidar Lladrovcit.

“Lladrovci është kapiteni jonë, ai që ka ngritur gjithë ato kupa për këtë klub. Është ai Lladrovc që kam stërvitur te Kukësi, me ç’rast kishim fituar edhe Kupën. Ai ka problem me muskujt e barkut që nga faza përgatitore dhe jam i kënaqur që pas shumë kohësh ai ishte sot me ne në stol. Shpresoj që do të jetë sa më shpejtë i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij për klubin e Feronikelit, ashtu siç e ka dhënë gjithmonë”, përfundoi Duro.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori