LAJMI I FUNDIT:

Dukje tërheqëse e modelit hibrid sportiv të BMW i8 (Foto)

Dukje tërheqëse e modelit hibrid sportiv të BMW i8 (Foto)

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, ProWrap Professional Car Wrapping, është përkujdesur për pamjen tërheqëse të modelit hibrid sportiv të BMW-së, i8, i cili me këtë rast ka marrë edhe shkronjën “M” shtesë në emër.


Ky BMW i8 M vëmendje të veçantë tërheqë me dekorimin e eksterierit me ngjyrë BMW Motorsport, si dhe me rrotat dhe pjesën e përparme me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net.

Duhet kujtuar se BMW i8 ka motorin benzinë 1.5-litër Turbo me tre cilindra me kapacitet prej 231 kuajfuqi dhe motorin elektrik me 131 kuajfuqi, ndërsa vetëm me motorin elektrik mund të udhëtojë deri në 35 kilometra.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra mund ta arrijë për 4,4 sekonda, ndërsa atë maksimale e arrin deri në 250 km/h.