LAJMI I FUNDIT:

Dukja luksoze e shtëpisë mund të arrihet me disa truqe pa shpenzuar shumë

Dukja luksoze e shtëpisë mund të arrihet me disa truqe pa shpenzuar shumë

Për shkak të këtyre detajeve banesa do t’ju duket më e shtrenjtë!

Mjafton që t’i ndiqni vetëm pesë veprime të thjeshta, transmeton Telegrafi.


1. Dukja minimale

Mjaftojnë t’i vendosni disa qirinj vertikalisht, korniza për fotografi apo vazo të cilat e plotësojnë bukur hapësirën pa ndjenjën e mbingarkesës. Pos rregullit në rafte, rregull krijoni edhe në vende të tjera.

Ju propozojmë që t’i eliminoni të gjitha gjërat e tepërta nga hapësira apo t’i vendosni në dollapë dhe t’i lini vetëm ato që janë të nevojshme. Kështu shtëpia juaj në çast do të duket më luksoze.

View this post on Instagram

A post shared by Interior Marketing Group (@img_nyc) on Feb 1, 2019 at 1:57pm PST

2. Tri detaje të njëjta

Sipas disenjatorëve, tri elemente të njëjta apo tri detaje të njëjta në çdo hapësirë do të krijojnë efektin e dëshirueshëm. Kjo mund të arrihet duke i blerë tri figura të vogla zbukuruese, tri vazo, pikturë e cila është e ndarë në tri pjesë etj.

Nëse vendosni të blini pikturë, është zgjidhje edhe më e lirë që pikturën e cila ju pëlqen ta stamponi në letër cilësore, ta pritni në tri pjesë dhe ta kornizoni me korniza të thjeshta dhe të lira.

View this post on Instagram

A post shared by Interior Marketing Group (@img_nyc) on Oct 15, 2018 at 8:26am PDT

3. Drita natyrale

Mjafton vetëm t’i hiqni perdet e rënda dhe të errëta dhe të zgjidhni ngjyrën pastel dhe të shndritshme të mureve dhe mobilieve me rastin e rregullimit.

Nëse dhoma juaj është e ngjyrosur me nuancë të errët, më vështirë do ta ndriçoni. Veç kësaj, pastroni rregullisht dritaret në mënyrë që shtresa e pluhurit të mos pengojë hyrjen e dritës.

View this post on Instagram

A post shared by Interior Marketing Group (@img_nyc) on Jan 29, 2019 at 7:55am PST

4. Jastëkët e vegjël dhe çarçafët

Transformimi në çast i dhomës së ndejës lehtë do të arrihet duke shtuar jastëkë të vegjël zbukurues në divanin njëngjyrësh, ndërkaq në ndryshimin e dukjes së dhomës së gjumit rol të madh do të ketë ndërrimi i çarçafëve.

Ekspertët këshillojnë që ngjyrat e jastëkëve dhe të çarçafëve t’i harmonizoni me detajet e tjera, siç janë vazot me qirinj, ngjyrat e mureve apo kornizave të pikturave, por propozohet edhe zgjedhja e materialeve natyrale.

View this post on Instagram

A post shared by Interior Marketing Group (@img_nyc) on Jan 11, 2019 at 6:51am PST

5. Pastërtia

Dhe më në fund – kujdesuni për pastërtinë e shtëpisë. Mirëmbajtja e pastër e shtëpisë është mënyra më e efektshme për arritjen e dukjes së bukur.

Shtëpia e rregulluar dhe e pastër gjithmonë do të duket më luksoze, pavarësisht nga radhitja e mobileve, ngjyra apo detajet të cilat në të gjenden.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori