LAJMI I FUNDIT:

Duket sikur po fluturon mbi fshesën me bisht, befason të gjithë me mashtrimin e thjeshtë optik

Duket sikur po fluturon mbi fshesën me bisht, befason të gjithë me mashtrimin e thjeshtë optik

Zach King nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është i njohur për shfaqjet e tij në internet, derisa me të fundit që e realizoi, i ka befasuar edhe njohësit e mirë të iluzioneve.

Në shikim të parë, 29-vjeçari duket sikur fluturon mbi një fshesë me bisht, ndërsa kur ndalon shihet se ky mashtrim i thjeshtë optik është bërë me ndihmën e pasqyrës dhe një imitimit që ngjanë me këmbë, transmeton Telegrafi.


“Refuzuan aplikimin tim në Hogwarts, por unë gjeta një mundësi se si të bëhem magjistar”, ka shkruar King, në videon ku shfaqet i veshur si Harry Potter.

Skatebordi mbi të cilin qëndronte, ia ndihmonte lëvizjen, derisa këmba protezë e bënte të dukej se vërtetë është i ulur mbi fshesë.

Këto pamje që i kanë befasuar të gjithë, me këtë mashtrim të thjeshtë optik, janë parë brenda katër ditësh, më se 2.1 miliardë herë.

Derisa, Zach King në TikTok i ka 28.2 milionë ndjekës, derisa në YouTube 5.14 ndjekës i përcjellin postimet e tij. /Telegrafi/

View this post on Instagram

They rejected my application to Hogwarts but I still found a way to be a wizard.🧹✨ #illusion #magic #harrypotter

A post shared by Zach King (@zachking) on Dec 9, 2019 at 10:19am PST