LAJMI I FUNDIT:

Duket se sezoni për Chiesan ka përfunduar para kohe

Duket se sezoni për Chiesan ka përfunduar para kohe

Federico Chiesa u largua në pjesën e parë në sfidën që Juventusi e fitoi 4-3 ndaj Romës dhe mund të ketë pësuar një lëndim të rëndë në gju.

Anësori 24-vjeçar u rrëzua në tokë në minutën e 31-të të ndeshjes nga Ainsley Maitland-Niles. Ai dukej se kishte dhimbje të mëdha dhe u ndihmua të dilte nga fusha teksa liroi vendin për Dejan Kulusevski.


Shkencëtari sportiv Rajpal Brar theksoi se lëndimi i Chiesas mund të jetë jashtëzakonisht i rëndë.

Shtatë gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq - Juventusi 'pushton' Olimpicon në derbin ndaj Romës
Lexo po ashtu Shtatë gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq - Juventusi 'pushton' Olimpicon në derbin ndaj Romës

Ai postoi një video ku tregon momentin që italiani pësoi dëmtimin, duke thënë: “Mund të shoh valëzim në gjurin e majtë teksa po kthehet me gjurin që bie nga brenda”.

“Potencialisht tregon një këputje ligamentit të gjurit, veçanërisht në kontekstin e raporteve të tjera se ai ka një ndrydhje të ligamentit të gjurit. Në pritje të rezultateve të ekzaminimit”.

Në rast se Chiesa ka këputur ligamentet e gjurit, atëherë sezoni për të mund të ketë përfunduar. /Telegrafi/