eksperti-banner

Futbolli kosovar është rikthyer në aksion me dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina dhe Drenica janë dy ekipet e para që siguruan gjysmëfinalen, teksa eliminuan Vushtrrinë respektivisht Gjilanin.


Ndeshja e tretë çerekfinale do të zhvillohen në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Ballkanit.

74387413 2442281409342896 909503803609317376 o

Vendasit kanë pak gjasa që të shpëtojnë në elitën e futbollit kosovar dhe synojnë të vazhdojnë me befasi në Kupë.

Në anën tjetër Ballkani që u shpall kampion vjeshtor në Superligë shpreson që të vazhdoj tutje edhe në Kupën e Kosovës.

Dueli mes Dukagjinit dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 12:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app