LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini dhe Prishtina ndajnë pikët në Klinë

Dukagjini dhe Prishtina ndajnë pikët në Klinë

Dukagjini dhe Prishtina kanë luajtur baras me rezultat 0-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë dhe u zhvillua kryesisht me duele në mesfushë por pa veçuar ndonjë rast të mirë shënimi.


Dukagjini tregoi shenjat e parë në minutën e 33-të por goditja e tij shkoi jashtë portës së Ardit Nikës.

Pjesa e dytë ishte më e mirë me të dy skuadrat që patën disa raste të mira shënimi.

Vendasit patën dy raste të mira shënimi me Theophilus Solomon dhe Redon Sylën, por ata u treguan të pasaktë para portës.

Prishtina rastin e parë serioz e pati në minutën e 55-të kur Mërgim Pefqelin e ndaloi shtylla për të kaluar kryeqytetasit në avantazh.

Kryeqytetasit rrezikuan edhe një herë tjetër seriozisht portën e Kenan Haxhihamzës ku përsëri në skenë ishte Pefqeli, i cili në minutën e 70-të bëri një aksion të bukur individual, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Përkundër rasteve të shumta të shënimit portat mbetën të paprekura dhe të dy skuadrat u desh të pajtohen me nga një pikë.

Prishtina pas këtij barazimi shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e gjashtë, e ndjekur pas nga Dukagjini që është një pozitë më poshtë me 21 sosh.

Standings provided by Sofascore