LAJMI I FUNDIT:

“Duhet t’i marrim shembull ata”, Slot lavdëron Real Madridin para takimit në Ligën e Kampionëve

“Duhet t’i marrim shembull ata”, Slot lavdëron Real Madridin para takimit në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, nuk hezitoi për të lavdëruar Real Madridin para takimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

“Real Madridi ka më shumë ‘aura’ se të tjerat? Ata ndoshta kanë. Nuk mund të flas për të gjitha ekipet me të cilat jam ballafaquar”.

“E kam thënë tek klubet e kaluara gjatë tërë kohës se duhet të ndjekim shembullin e Real Madridit pasi ata gjithmonë gjejnë një rrugë për të fituar”.


“Ne mund të marrim shembull nga Real Madridi, ata gjejnë mënyra të ndryshme për të fituar. Edhe nëse mund të jemi me fat dhe të avancojmë me 1 ose 2 gola, por unë mendoj se të gjithë e ndjejmë se Real Madridi mund të rikthehet”.

Konfirmohet mungesa e yllit të Liverpoolit për ndeshjen ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Konfirmohet mungesa e yllit të Liverpoolit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Real Madridi është ballafaquar në tetë raste me Liverpoolin dhe kanë një rekord shumë më të mirë, pasi ‘Los Blancos’ i kanë fituar shtatë prej tyre teksa një ka përfunduar baras.

Hera e fundit kur Real Madridi u takua me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve ishte dy vite më parë, me gjigantin spanjoll që kishte triumfuar me rezultat 5-2.

“Nuk e di kemi luajtur ndaj Real Madridit shumë herë. Mendoj se e kam përdorur atë ndeshje (5-2) si një shembull për ekipin tim tek Feyenoordi sepse Real Madridi gjithmonë gjen një mënyrë”.

“Kjo është ajo që i bën të veçantë. Kjo është ajo që i bën ata klubin më të mirë në botë në 5-10 vitet e fundit”, përfundoi Slot./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori