LAJMI I FUNDIT:

A duhet të miratohet projektligji për Kodin Civil, flasin qytetarët

A duhet të miratohet projektligji për Kodin Civil, flasin qytetarët
Foto: Arkiv

Ndonëse kishte dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Kodin Civil, kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të angazhohet personalisht të ndërtoj një shumicë parlamentare në mënyrë që sipas tij të mbështetet kjo nismë.

Kurti këtë zotim e ka bërë në një fjalim të mbajtur në Berlin, në kuadër të një organizimi të Partisë Socialdemokrate gjermane.


Megjithatë, qytetarët e Republikës së Kosovës, janë shprehur kundër miratimit të Kodit Civil, duke thënë se “martesa mes gjinisë së njëjtë nuk lejohet as nga feja”.

Qytetari, Avni Sahiti, tha se nuk e mbështet këtë projektligj duke shtuar se shoqëria në Kosovë është patriarkale dhe se dallon nga vendet siç është Gjermania apo Zvicra.

“Problematike është kudo, në Evropë është në modë, por këtu problematike. Krejt tradita të tjera shekullore, çka nuk ka, lloj-lloj devijime, por nuk janë kushtet sikur në Gjermani apo Zvicër. Atje çfarë nuk ka, bota është e llojllojshme, ama këtu është shoqëri patriarkale”, ka thënë Sahiti.

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Lexo po ashtu A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Edhe qytetari Halil Doda është shprehur se njerëzit duhet të vendosin vet se çfarë duan të bëjnë, ndërsa sipas tij më herët nuk ka ekzistuar martesa mes dy gjinive.

“Ata duhet të vendosin vet, tek ne nuk ka qenë ajo. Nuk ka ekzistuar martesa një gjinore, tash po ndodh gjithçka në botë. Sipas natyrës, nuk është në rregull, por kushedi se çfarë ka ndërmjet tyre”, është shprehur ai.

Derisa një qytetar i cili nuk është prezantuar, u shpreh për KosovaPress, se është kundër martesës mes personave të gjinisë së njëjtë duke iu referuar edhe ndalimit me fe.

“Jo, nuk bën, mes dy gjinive. Nuk e lejon edhe feja, nuk bënë ashtu”, ka shtuar qytetari.

​LVV po mundohet të sigurojë votat për kodin civil
Lexo po ashtu ​LVV po mundohet të sigurojë votat për kodin civil

Qytetari tjetër Jetullah Beqiri, tha se nuk e sheh të logjikshme martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë. Derisa për miratimin e Kodit Civil nuk dha qëndrim.

“Me ndodhë ndoshta ndodhë, ama shumë e pavend.. 03:06 Me qenë e kishte lënë edhe Zoti, të martohen dy gjinitë mes vete, por atë nuk e ka lënë askush, as shtazët nuk e bëjnë atë, se le njerëzit. Por, njerëzit janë bërë të çuditshëm. Ndoshta e aprovojnë atë ligj, le të aprovojnë, kushdo, sido le t’ia bëjnë, vetëm sipas mendimit tim, nuk është e logjikshme”, ka theksuar Beqiri.

Kuvendi i Kosovës, ka provuar ta kalojë Projektligjin për Kodin Civil, në mars të vitit 2022, por 16 deputetë të Kuvendit nuk morën pjesë fare në votim, 28 vota kundër, 28 për dhe katër abstenime.

Një pjesë e madhe të deputetëve të Vetëvendosjes, e kanë kundërshtuar Kodin Civil te pjesa e martesave të gjinisë së njëjtë. /Kp/Telegrafi/