LAJMI I FUNDIT:

A duhet të lëshojë pe Kosova për zgjedhjet e Serbisë? – Analistët me këndvështrime të ndryshme

A duhet të lëshojë pe Kosova për zgjedhjet e Serbisë? – Analistët me këndvështrime të ndryshme

Më 3 prill, pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

Derisa kjo datë po ofron, presioni po rritet mbi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e tyre edhe në territorin e Kosovës.


Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë të ndarë. Disa prej tyre mendojnë se zgjedhjet do të mbahen pas presioneve të ndërkombëtarëve, derisa ka nga ata që mendojnë se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk mbahen.

Ish-zv/ministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi thotë se Qeveria e Kosovës do të gjejë një modalitet që nuk e rrezikon tërësisht shtetësinë e Kosovës dhe zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë.

“Kjo padyshim është një sfidë për Qeverinë Kurti. Kurti ka gabuar që nuk është marrë më shumë me komunitetin serb. Ai është dashur të ketë më shumë vizita në veri te komuniteti serb. Ai nuk e ka bërë asnjë hap për të biseduar me komunitetin lokal serb”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se tashmë nuk ka kohë për një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Shumë më lehtë do të ishte të refuzohen zgjedhjet serbe nëse nuk do të kishte një marrëveshje se tash. Tash ka ardhur trysnia e ndërkombëtarëve dhe ne duhet të mendojmë si të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Pyetja tash është se si të gjendet një mekanizëm që do të shpëtonte fytyrën e kryeministrit Kurti”, deklaroi Ymeri.

Analisti Ylli Hoxha thotë se nëse Serbia do të pranonte të negocionte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, ajo de fakto do të pranonte shtetin e  Kosovës.

“Por, meqë Serbia nuk pranon të negociojë për këtë çështje, Qeveria duhet të qëndrojë në vendimin e saj që ka marrë për të ndaluar referendumin e Serbisë. Qeveria duhet të tregohet e vendosur pikërisht në këso lloj situatash. Nuk je i vendosur kur të vendosur janë të gjithë”.

Kurti thotë se më 3 prill, ditën e zgjedhjeve në Serbi - s'do të ketë tensione në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti thotë se më 3 prill, ditën e zgjedhjeve në Serbi - s'do të ketë tensione në Kosovë

Hoxha thotë se me 3 prill mund të ketë acarim të situatës, por sipas tij kjo më shumë do t’i kushtonte Serbisë se Kosovës.

Vehbi Kajtazi thotë se SHBA po kërkon nga Kosova që të lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

Ai thotë se edhe vizita e fundit e delegacionit amerikan lidhet me këtë temë.

“Kosova sigurisht se do të përfitojë diçka në këmbim të lejimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Kajtazi.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se Qeveria ka mungesë konsistence në raport me lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Ka disa indikatorë që Qeveria do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, vetëm se ata po mundohen të gjejnë një rrugë ku do të dilnin mirë dhe me fytyrë”, deklaroi Hyseni.

Kujtojmë, Kuvendi i Kosovës me 15 janar, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve të organizuara nga Serbia në Kosovë,  për një referendum të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Kjo përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori