LAJMI I FUNDIT:

Duhanpirësit kanë 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital për COVID-19

Duhanpirësit kanë 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital për COVID-19

Probabiliteti që duhanpirësit të përfundojnë në spital për pasojat e COVID-19 është 80 për qind më i lartë se tek jo duhanpirësit, dhe ata kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga pasojat e sëmundjes në krahasim me jo duhanpirësit.

Studimi, i kryer nën drejtimin e shkencëtarëve nga Oksfordi, është i pari që analizon të dhënat vëzhguese dhe gjenetike mbi pirjen e duhanit dhe coronavirusin.


Deri më tani, thonë ekspertët, ka pasur të dhëna kontradiktore mbi masën në të cilën pirja e duhanit ndikon në shtrimin në spital për virus, raporton theguardian.

Numri i njerëzve që morën pjesë në studim ishte 412,469 njerëz. Midis tyre, 1,649 persona rezultuan pozitivë për coronavirus, 968 u shtruan në spital dhe 444 vdiqën.

Shumica, ose 57 për qind e pjesëmarrësve të përgjithshëm të studimit, nuk kishin pirë kurrë duhan, 37 për qind ishin ish-duhanpirës dhe 4 për qind e pjesëmarrësve të studimit kishin pirë duhan gjatë studimit.

Midis këtyre të fundit, shumica ose 71 për qind e pjesëmarrësve të studimit ishin duhanpirës të moderuar (deri në 19 cigare në ditë), dhe 29 për qind e mbetur ishin duhanpirës të fortë (20 ose më shumë cigare).

Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që pinë një deri në nëntë cigare kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19 sesa jo duhanpirësit, dhe ata që pinë 10 deri në 19 cigare kanë gjashtë herë më shumë gjasa të vdesin. Tek duhanpirësit e rëndë rreziku është edhe më i lartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori