LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik.

Sipas Dugollit, në rastin e votimit të fshehtë deputetët e partive politike e rezervojnë të drejtën për të gjykuar vetë pavarësisht bindjeve, qëndrimeve të partisë politike.

Ky deklarim i Dugollit vjen pasi partitë politike nuk janë duke e votuar Albulena Haxhiun, kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare.


“Derisa Vetëvendosja e ka të drejtën ekskluzive për propozimin për zgjedhje të kandidatit apo kandidates për kryetar të Parlamentit, kjo është e panegociueshme… Vendimet më të rëndësishme unë kisha me thanë që duhet me qenë me votim të fshehtë”, tha Dugolli në emisionin “KallxoPërnime”.

Qëndrimit të Dugollit se votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit është demokratik, i ka reaguar Kreshnik Gashi, i cili i tha se duhet të dihet cili deputet po voton pro dhe cili kundër.

“Votimi i fshehtë duhet me qenë vetëm për situata emergjente, për shkak se deputetët përfaqësojnë interesa”, tha Gashi.

Dugolli deklaroi po ashtu se secila marrëveshje që do të bëhet për formimin e Qeverisë, do të jetë transparente.

Dugolli ka folur edhe për refuzimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëpunim me LVV-në.

“[LDK] Është partia e tretë [në rezultatet e zgjedhjeve paralamentare]. Partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka ba hapin e parë, tha Dugolli.

Kurse, për deklarimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në televizionin publik se Nisma Socialdemokrate është parti simotër e LVV-së, Dugolli tha se nuk është befasi kjo, pasi të dyja partitë i takojnë grupit të Socialdemokracisë.

“Kryeministri e ka thënë po kjo është dit, për shkak se Nisma Socialdemokrate ka një program jo të djathtë… Kjo është një plus, kur edhe me program një parti politike përshtatet, sepse politikat e majta të Socialdemokracisë janë unike, nuk zgjedh apo shton diçka sipas dëshirës”, tha Dugolli.

Milazim Koci, gazetar tha se nuk ishte e natyrshme kjo afërsi e deklaruar nga LVV për Nismën Socialdemokrate.

“E njëjta ka ndodhë edhe me partitë tjera kur kanë qenë në pushtet, do të thotë janë deklaru të djathta, dhe kanë bërë politike të cilat nuk kanë lidhje”, tha Koci.

Seanca konstituive e Kuvendit është hapur më 15.04.2025 dhe prej asaj date nuk ka arritur të mbyllet. Dështimi për të 20-tën herë ka ndodhur më 23.05.2025.

Procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e propozuar për këtë pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk a dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Kronika e Zezë
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Lajme
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Politikë
Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Lajme
Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kurti jep detaje pas pranimit të kërkesës së SHBA-së për strehimin e përkohshëm të 50 shtetasve nga vende të treta

Kurti jep detaje pas pranimit të kërkesës së SHBA-së për strehimin e përkohshëm të 50 shtetasve nga vende të treta

Lajme
Kalo në kategori