Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, jo pak herë bëhet e përfolur në media për paraqitjet e saj.

Shpesh ajo është komentuar për dukjen e saj në Parlament, duke u shquar si njëra ndër deputetet më joshëse të Kuvendit të Kosovës.


dud

Balje është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga matura e vajzës, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të realizuar edhe një set të ri fotografik.

duda2 Foto: Duda Balje/Instagram

E veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, Duda arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj atraktive.

Në fotografi, ajo ka prezantuar edhe bashkëshortin dhe fëmijët e saj , ndërsa ka uruar maturën e vajzës.

duda3

Duda është mjaft aktive edhe në Kuvendin e Kosovës duke u bërë shpesh pjesë e seancave he interpelancave të thirrura nga krerët e Kuvendit. /Telegrafi/

duda12