LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje ironizon me ZRrE-në: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ngritet çmimi i rrymës?

Duda Balje ironizon me ZRrE-në: A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ngritet çmimi i rrymës?

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës nga Lista e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, ka reaguar pas njoftimit të sotëm të kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Balje përmes një postimi në Facebook, ka pyetur ZRrE-në nëse edhe komuniteti boshnjak mund të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, edhe pse nuk janë komunë.


Postimi i deputetes Balje:

“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje!
Thjesht po pyes!
Nese mundet për ata hajde pak për ne!” (sic.), ka shkruar Balje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka fajësuar Zyrën e Rregullatori të Energjisë për diskriminim etnik, pasi ka përjashtuar katër komunat në veri nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar nga Prokurori i Shtetit që të hetojë ZRrE-në për shpërdorim të detyrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori