Eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica, pritet të kandidohet në postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime diplomatike në Bruksel thonë se zonja Šuica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën.
Pasi të prezantohet përbërja e Komisionit, duhet të merret në tërësi edhe votëbesimi i Parlamentit Europian, ndërsa më parë do të zhvillohen edhe seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga zonja von der Leyen.
Mandati i Komisionit të ri Europian do të fillojë zyrtarisht më 1 nëntor 2019.
Por kush është Dubravka Šuica?
Ajo është anëtare e Bashkimit Demokratik Kroat që prej vitit 1990, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2009, ka shërbyer si kryebashkiake e Dubrovnikut.
Kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, Šuica u zgjodh eurodeputete. Këtë vit ajo u zgjodh edhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane.
Nëse kandidatura e saj konfirmohet, shkruan oranews.tv, atëherë ky është një lajm i mirë për aspiratat e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Ndërsa në rastin e Serbisë, në disa raste Šuica ka deklaruar se nuk është realiste që Serbia të anëtarësohet brenda vitit 2025.
Në një deklaratë të bërë në maj të vitit të kaluar, ajo tha se Serbia duhet të paraqesë më herët listën e personave të zhdukur gjatë luftës, si dhe të kthejë pasuritë e trashëgimisë kulturore.
Deri tani, postin e Komisionerit për Zgjerimin e ka mbajtur Johannes Hahn, i cili pritet të marrë një portofol të ri në kabinetin e ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik
Hamasi thotë se është gati për një ‘marrëveshje të plotë’ nëse Izraeli ndalon luftën
Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë
Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, pohon kryeministri hungarez
Donald Trump shpallet fajtor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë