“Duam ta fitojmë”, Achraf Hakimi thotë se objektivi i çmendur i Marokut është Kupa e Botës

Ylli i Paris Saint-Germain Achraf Hakimi ka shprehur bindjen se Kombëtarja e Marokut mund të shkojë edhe më larg sesa rrugëtimi historik në Botërorin 2022, madje duke synuar finalen e Kupës së Botës 2026.
Mbrojtësi i djathtë, i dalë nga akademia e Real Madridit, ka folur në një intervistë ekskluzive për Onze Mondial, ku ka komentuar ambiciet në rritje të Marokut në skenën ndërkombëtare para turneut të radhës.
Maroku u bë kombëtarja e parë afrikane që arriti gjysmëfinalen e Kupës së Botës në edicionin 2022 në Katar, ndërsa Hakimi beson se kjo gjeneratë mund të ëndërrojë edhe më shumë.
“Një Kupë Bote po vjen këtë verë dhe ne do të japim gjithçka”.
“Skuadra është e sigurt, po përgatitemi të kemi një turne të madh, siç bëmë në 2022 në Katar”.
Më pas, mbrojtësi i PSG-së shtoi: “Pse të mos bëjmë edhe më mirë se në Katar dhe të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur? Ky është qëllimi ynë. Do të shohim si do të zhvillohen gjërat, por mund t’ju them se jemi gati të arrijmë gjëra të mëdha në këtë Kupë Bote”.

Hakimi këmbënguli gjithashtu se Maroku nuk e sheh më veten si “jofavorit” përballë fuqive tradicionale të futbollit.
“Kufiri ynë i vetëm varet nga vetja jonë. Ne i vendosim vetë kufijtë”.
“Falë paraqitjeve tona në fushë dhe asaj që ofrojmë në turne të mëdha, Maroku po rritet dhe po konkurron me kombëtaret e mëdha”.
Ai nënvizoi edhe rolin e gjeneratës së re në rritjen e objektivave: “Gjenerata e re po vjen në kombëtare me uri për të arritur gjëra të mëdha dhe falë tyre, po i shtyjmë kufijtë edhe më tej”.
“Është një skuadër plot ambicie. Ne duam të arrijmë gjëra të mëdha çdo vit për të qëndruar në nivelin më të lartë”./Telegrafi/
Në fund, Hakimi e mbylli me një deklaratë të fortë për objektivin e Marokut: “Objektivi ynë është i qartë: të bëjmë histori në futboll.”









































